SHBA, i dënuari për vrasje çon në koma 42 vjeçarin shqiptar.Arbër Bruncaj 42 vjec me origjine nga Shqiperia eshte sulmuar nga nje ish i denuar per vrasje dhe ka rene ne koma
Bëhet fjalë për shtetasin Arbër Bruncaj, i cili është sulmuar nga një ish-dënuar për vrasje. Ai ka pësuar dëmtime masive të trurit për shkak të goditjes nga një sulm i paprovokuar në Midtown. Një burim policor tha se autori ishte Shu (Richie) Ng, 40-vjeç, i cili e ka qëlluar shqiptari me një goditje të fortë me dorën e djathtë, ngjarje e ndodhur më 26 gusht të muajit të kaluar. Shqiptari ndodhet në Bellevue Hospital, ku ka përfunduar në koma të premten. Mjekët kanë kryer heqjen e një pjesë të kafkës për të lehtësuar presionin e gjakut në tru. Ai është në gjendje kritike dhe merr frymë një respirator. Nëse rifiton vetëdijen, sipas medias amerikane, Bruncaj mund të mbesë i verbër dhe nuk mund të ecë më. Familja Bruncaj është e pikëlluar, pasi burri pret një vajzë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Nuk dihen arsyet e ngjarjes, por mendohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak momenteve. Autori është parë të dalë nga në një ditëlindje në katin e dytë të ndërtesës, pak para se të kryente aktin. Policia thotë se nuk ka pasur ndërveprim paraprak me Brunçajn. Pasi e goditi, 40 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.