Uashingtoni nuk ka dhënë leje për një fluturim special të avionit shtetëror rus drejt Shteteve të Bashkuara.
Për këtë ka reaguar edhe ministria e Jashtme ruse, duke paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë pa një kundërpërgjigje.
“Uashingtoni u dallua edhe njëherë për armiqësi kundër vendit tonë dhe nuk dha leje për një fluturim special që duhet të sillte në shtëpi zyrtarë të misioneve diplomatike ruse në SHBA dhe anëtarët e familjeve të tyre”, njoftoi zëdhënësja ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharov.