Sulmi masiv kibernetik që futi në kaos kolosët amerikanë të internetit është kryer me “armë të reja”.

Piratët informatikë kanë përdorur qindra mijëra dispozitivë të lidhur në internet, si aparatë fotografikë apo kamera për mbikëqyrjen e fëmijëve, të infektuar me virus për të nxjerrë jashtë loje DYN, kompania që kontrollon trafikun e internetit në Amerikë. Lajmin e bën të ditur “New York Times” që citon burime, sipas të cilave armët e reja të përdorura tregojnë evolucionin e piratëve informatikë në sulmet e tyre përmes dispozitivëve të rinj, gjithnjë e më të ndryshëm, duke e bërë më të vështirë parandalimin. Ndërkohë, pas ngjarjes ka reaguar edhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili u ka kërkuar mbështetësve të tij të ndërpresin sulmet ndaj Amerikës. “U kërkojmë mbështetësve tanë të mos e bëjnë më. E treguan qëllimin e tyre”, është shkruar në profilin e Wikileaks në Twitter. Kërkesa në fjalë ka ardhur pas marrjes përsipër nga ana e disa mbështetësve të faqes të sulmit ndaj DYN, kompania që kthen emrat e faqeve të internetit në adresa IP. Gjithësesi, kjo nuk bind autoritetet amerikane që po hetojnë mbi sulmin, pasi mbështetësit e Wikileaks disa herë kanë pohuar në mënyrë të rremë përgjegjësinë për sulme të tjera informatike.

Artikulli paraprakA DO TË MANIPULOHEN ZGJEDHJET NË SHBA? FLASIN EKSPERTËT…
Artikulli tjetërSHKODËR, 145 VITE NGA LINDJA E AT GJERGJ FISHTËS