QINDRA DEMOSTRUES MBLIDHEN NË PROTESTË KUNDËR POLICISË. Qindra demonstrues janë mbledhur jashtë zyrave të mëdha qeveritare në Ëashington duke protestuar kundër vendimit të Jurisë së Madhe për mosndëshkimin e vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, Eric Garner nga një oficer policie.

Me parullat “Pa drejtësi, nuk ka paqe” dhe “Duart lart, mos qëllo” protestuesit kanë qëndruar jashtë për orë të tëra duke iu drejtuar më pas edhe Shtëpisë së Bardhë. Protesta të tjera janë zhvilluar edhe jashtë departamentit të policisë së qytetit duke thërritur: “Unë nuk mund të marr frymë”, fjalët e fundit të adoleshentit pak çaste para se të vritej nga polici. Një juri e madhe vendosi dy ditë më parë të mos ndjekë penalisht oficerin Daniel Pantaelo. Ky është verdikti i dytë brenda 2 javësh për të mos ndjekur vrasjen e 2 adoleshentëve me ngjyrë, çka ka çuar në ndezjen e konflikteve racore dhe një sërë protestash në shumë shtete amerikane. 

 

 

 

 

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërPESHËNGRITJE, BEGAJ POZITIV E NË TESTIN E PARË