Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të furnizojnë me armë grupin kryesor opozitar kurdë në Siri, një lëvizje që me gjasë do të zemërojë Turqinë, vetëm disa ditë para takimit në mes të liderëve të SHBA-së dhe Turqisë në Uashington.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White përmes një deklarte për media ka njfotuar se presidenti Donald Trump ka autorizuar Departamentin e Mbrotjes “për të pajisur elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane, me qëllim që të sigurohet për fitore të qartë ndaj IS-it në Raka të Sirisë”. Kjo deklaratë erdhi vetëm pak kohë pasi mediat, duke cituar burime të paidentifikuara, raportuar se Shtëpia e Bardhë ka miratuar armatosjen e Njësive të Mbojtjes të Popullit (YOG), në betejën ndaj militanvë të IS-it në Raka.

Uashingtoni e konsideron YPG-në si grup të rëndësishëm në luftimin ndaj IS-it në Siri. Turqia, në anën tjetër, thotë se kurdët sirianë janë grupe terroriste që kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm të Partisë së Punëtore të Kurdistanit (PPK), me të cilët lufton për dekada të tëra. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet që në mes të muajit maj, të takohet në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin amerikan, Donald Trump.

Artikulli paraprakMOGHERINI KRITIKON SHBA-NË PËR SHKURTIMIN E FONDEVE PËR OKB-në
Artikulli tjetërKUVENDI I KOSOVËS VOTON SOT MOCIONIN E OPOZITËS PËR RRËZIMIN E QEVERISË “MUSTAFA”