Qytetarët në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bëhen gati të votojnë kandidatët demokratë dhe republikanë që pretendojnë të drejtojnë Shtëpinë e Bardhë në mandatin e adhshëm, pas largimit të presidentit Barak Obama.
Kandidati i favorizuar republikan Donald Trump kësaj radhe shpreson në një rezultat më të mirë se ai i javës së kaluar në shtetin e Iowas, ku fitoi senatori Ted Cruz. Kurse sa i përket demokratëve, gara kryesore është ajo mes Bernie Sanders dhe Hillari Klinton. Qyteti i vogël Dixville Notch ka hedhur votat e para mesnatën e të hënës ose në orët e para të së martës, duke favorizuar Bernie Sanders dhe John Kasich. Sipas ligjit të New Hampshire, qytetet me popullsi nën 100 banorë mund të votojnë që prej mesnatës dhe të mbyllin votimin sapo të kenë përfunduar. Sa i përket zgjedhjeve në këtë shtet, nga demokratët është senatori Sanders nga Vermonti fqinj ai që po shpreson në një fitore kundrejt Klinton, kurse republikani Donald Trump ka përsëritur të hënën premtimin për të forcuar teknikën e marrjes në pyteje për të dyshuarit për terrorizëm, me shpresën e dominimit ndaj Cruz, New Hempshër nuk është një shtet i madh sa i përket popullsisë, por sa i përket rëndësisë ai luan nëj rol të madh për kandidatët, pasi në këto zgjedhje ata vendosin themelin e fitores. Gjatë muajve të ardhshëm secili shtet amerikan do të zgjedhë delegatët të cilët zotohen të mbështesin kandidatët në konventën e partisë së tyre në korrik. Fituesi në çdo anë do të konkurrojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.