SHBA paralajmëron qytetarët e saj për rrezik të sulmeve terroriste në Europë

Departamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar qytetarët e saj për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në të gjithë Europën, gjatë periudhës së festave të fundvitit, duke i kërkuar atyre që të kenë kujdes. Sipas travel.state.gov ky alarm vlen deri në 20 shkurt të 2017. Informacione të besueshme thonë se Shteti Islamik, Al-Kaida dhe bashkëpunëtorë të tyre vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Europë, kryesisht gjatë festave. Sipas një njoftimi të përë publik në 21 nentor në travel.state.gov thuhet se qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilent, pasi ekstremistët mund të kryejnë sulme me ose pa paralajmërim. Më tej në njoftim thuhet se “përderisa ekstremistët kanë kryer sulme në Belgjikë, Francë, Gjermani, dhe Turqi vitin e kaluar, Departamenti mbetet i shqetësuar në lidhje me potencialin për sulmet në të gjithë Europën. Nëse do të udhëtoni në vendet e Europës, ju lutem shikoni faqen e internetit të Ambasadave të SHBA-së apo konsullatave në qytetin tuaj të destinacionit për të gjitha mesazhet e fundit të sigurisë” Qytetarët amerikanë thuhet në paralajmërimin e Departamentit, duhet të kenë kujdes në zonat e frekuentuara, në përdorimin e transportit publik, në restorante, hotele etj. Sipas tij duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të shmangin turmat e mëdha. Departamenti i bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë apo kanë planifikuar udhëtime në Europë që të informohen nëpërmjet mediave.

Artikulli paraprakTOPI:FRD DEL NE KOALICION ME ATE QE I GARANTON VOTAT
Artikulli tjetërPERCILLET PER NE BANESEN E FUNDIT KENGETARI SHKODRAN ERGI DINI