Një stuhi masive bore me erëra të forta po avancon drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 50 milionë persona në mbi 15 shtete janë paralajmëruar për të qëndruar në shtëpi. Edhe Ëashgintoni do të goditet nga stuhia dhe të dielën trashësia e borës pritet të shkojë deri në 76 cm. Në Ëashingtoni transporti publik do të jetë i mbyllur gjatë stuhisë së dëborës. Shumica e punonjësve dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, janë larguar drejt shtëpive të tyre, ndërkohë që bëhet me dije se Presidenti Obama do të vijojë të qëndrojë në godinë. Ndërsa  gjëndje alarmi është dhënë dhe në Neë York. Deri tani 8 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 shtete kanë deklaruar gjëndjen e emergjencës dhe mijëra fluturime janë anulluar. Shërbimi Sinoptik parashikon se stuhia do të prekë nga Arkansas, në jug të Masacustes deri në veri lindje. Njerëzit kanë nxituar për të furnizuar familjet e tyre me ushqime. Më shumë se 6 mijë fluturime kanë anuluar nga e premtja deri të dielën Gjendje e emergjencës janë deklaruar në Tennessee, North Carolina, Virginia, Maryland, Pennsylvania.

Artikulli paraprakKARTAT E SHËNDETIT, NË QYTETIN E KOPLIKUT VIJON NORMALISHT PUNA
Artikulli tjetër19 MONUMENTE TË ZHDUKURA, RREZIKOJNË EDHE 109 TË TJERA