Pasi kabineti i Sigurisë së Izraelit ka lajmëruar se është arritur një armëpushim që pritet t’i jap fund luftimeve me Palestinën, presidenti Joe Biden e përshëndeti këtë vendim.
Biden ka thënë se ai sheh një “mundësi të mirëfilltë” drejt qëllimit më të madh për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Presidenti Biden tha se ai dhe ndihmësit e lartë të Shtëpisë së Bardhë ishin përfshirë intensivisht në një përpjekje “orë pas ore” për të ndalur gjakderdhjen.
“Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë”, tha Presidenti Biden. “Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë, të paepur drejt arritjes së këtij synimi.”
Sakaq gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë përshëndeti kontributin e qeverisë egjiptiane, e cila luajti një rol vendimtar në ndërmjetësimin e armëpushimit. Luftimet shkaktuan të paktën 227 të vrasë në Gaza dhe 12 të tjerë në Izrael.