I DYSHUARI U QËLLUA DY HERË DHE AKTUALISHT NDODHET NË SPITAL. Policia në San Francisco ka qëlluar me armë zjarri një person, në afërsi të një stacioni policie, pasi ai ka refuzuar të largohet nga një zonë e ndaluar dhe ka kërcënuar policinë me një armë të tipit bb.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e San Franciskos, e cila thotë se tre oficerë policie iu afruan personit në fjalë dhe i kërkuan të largohet nga zona e ndaluar. Ata i kanë bërë thirrje dy herë të largohet , deri në momentin që kanë pikasur se ai ishte i armatosur. Zëdhënesi i policisë Albie Esparza, tha se i dyshuari u qëllua dy herë dhe aktualisht ndodhet në spital ku po trajtohet për plagët e marra. Esparza tha se arma që mbante në brez i dyshuari duket të jetë ose e llojit airsoft ose BB. Armët airsoft duken si reale, por zakonisht ato kanë plumba plastikë. Ngjarja vjen në kohën kur Shtetet e bashkuara të amerikës janë të përfshira në protesta kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj pakicave në vend, por kryesisht ndaj popullsisië me ngjyrë. Tensionet u rritën dhe degjeneruan në përleshje të ashpra që nga momenti kur oficeri i policisë Derren Willson qëlloi për vdekje 18 vjeçarin Majkell Braun në gusht të 2014 në Ferguson të Misurit. Ndërkaq të dielën mijëra policë u mblodhën në Neë York për ti dhënë lamtumirën kolegut të tyre, i cili u vra në krye të detyrës muajin e kaluar.

 

 

 

Artikulli paraprak2015-ta, PRITET TË JETË VITI I BYPASS-it!
Artikulli tjetërPLAGOSI VJEHRRIT, ARRESTOHET 24 VJEÇARI