SHBA:Politikanët dhe gjykatësit e korruptuar frikë nga të rinjtë

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu shprehet se politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë filluar që të kenë frikë nga të të rinjtë. “Kohët po ndryshojnë. Politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju!” deklaroi diplomati i SHBA gjatë aktivitet “Aktivizmi Rinor Kundër Korrupsionit” që u organizua nga nxënësit e shkollave të mesme të Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Beratit, Vlorës, Lezhës, Gjirokastrës dhe Tiranës. Ky aktivitet është pjesë e projektit të edukimit qytetar mbështetur nga Ambasada e SHBA dhe e implementuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Artikulli paraprakBURGOSET ‘BARONI’ SHQIPTAR I KOKAINËS NË LONDËR
Artikulli tjetërPROPOZIMI I RI I BASHËS:TË NDRYSHOJË KODI DHE TË ULET NUMRI I DEPUTETËVE