Një stuhi e madhe dëbore pritet të prekë skajet lindore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kanë dhënë alarmin se më shumë se 50 milionë njerëz janë të rrezikuar, ndërkohë që në disa zona është parashikuar të bjerë më shumë se 60 centimetër dëborë. Disa shtete kanë shpallur edhe gjëndjen e emergjencës mes të cilave Mariland, Karolina e Veriut, Georgia, Pensilvania dhe Virxhinia. Banorët janë paralajmëruar që të furnizohen me ushqime për shkak se efekti i stuhisë do të jetë paralizues për transportin ndërkohë që institucionet arsimore e kanë pezulluar aktivitetin e tyre deri në një afat të pacaktuar. Ndërkohë, edhe kompanitë ajrore janë detyruar që të anulojnë qindra fluturime. Moti i keq ka provuar se mund të jetë vdekjeprurës pasi vetëm gjatë javës së fundit tre persona kanë humbur jetën si pasjë e të ftohtit dhe ngricave. Dy shoferë u aksidentuan rëndë në Karolinën e Veriut, kur automjetet e tyre nuk mundën që të frenonin duke shkaktuar kështu aksidente me pasoja tragjike, ndërkohë që një person i tretë në Maryland nuk i rezistoi dot temperaturave nën zero dhe u gjet i pajetë. Në Ëashinton pritet të bien rreth 50 centimetër dëborë. Rekordi për këtë shtet është regjistruar në vitin 1922, ku brenda afatit dy ditor trashësia e reshjeve të dëborës arriti në 71 centimetër.

Artikulli paraprakDY TRAGJEDI TË REJA NË DETIN EGJE, 7 TË VDEKUR
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY SHTETAS PËR LËNDË NARKOTIKE