NJË 7-VJEÇARE E CILA NDODHEJ NË BORDIN E AVIONIT I KA MBIJETUAR AKSIDENTIT.Katër persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në Kentaki të SHBA-së.
Ndërkohë që një 7-vjeçare e cila ndodhej në bordin e avionit i ka mbijetuar aksidentit, madje ka pasur edhe forcën për të kërkuar ndihmë.7-vjeçarja pasi kishte mundur të dalë nga avioni, ka ecur deri sa ka trokitur në një banesë, ku ka kërkuar ndihmë për ngjarjen.Avioni i vogël, tip PA-34 kishte humbur kontaktet me kontrollorët e fluturimit deri në 17:55 lokale të premten, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të liqenit Kentaki. Në avion u gjetën edhe trupat e pajetë të 4 personave të tjerë.Fëmija 7-vjeçare, u dërgua në spital në shok, edhe në qoftë se plaga nuk është aq serioze. Avioni ishte në rrugë për në Mount Vernon, Illinois, nga Florida. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.