SHBA – Rrëzohet avioni luftarak
Në avion luftarak F-16 është rrëzuar dy milje në jug të bazës “Andrews” jashtë Uashingtonit. Një person arriti të dilte nga avioni me parashutë dhe është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit. Piloti doli në mënyrë të sigurt dhe është transportuar me helikopter ushtarak, tha një zyrtar i Forcave Ajrore për AP-në. Avioni F-16, ishte në një mision trajnimi dhe u rrëzua në një zonë të pyllëzuar të Meryland. Aeroplani thuhet se i përkiste Gardën Kombëtare Ajrore Maryland. F-16 Falcon është një avion luftarak që përdor një motor që përdoret gjerësisht nga njësitë e Forcave Ajrore të SHBA-ve dhe Gardës Kombëtare.