4 të vdekur dhe 16 të plagosur, është bilanci i përkohshëm nga të shtënat me armë në Festivalin e Ushqimit në Gilroy në San Hoze të Kalifornisë.

Sipas konfirmimit të policisë, mes viktimave ndodhet dhe trupi i autorit të vrasësjeve.

Hetuesit gjithashtu po vlerësojnë edhe mundësinë që në mbështetje të autorit të sulmit të ketë qënë një person i dytë dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Sipas dëshmitarëve, njëriu që goditi me armë drejt turmës ishte një 30 vjeçar që posedonte një armë gjysmëautomatike.

Sipas dëshmitarëve të tjerë, njëri prej autorëve të masakrës ishte i veshur me rroba ushtarake dhe nga veprimet dukej se donte të vriste sa më shumë njerëz.

Jack van Breen, këngëtarja e grupit Tin Man, ka dëshmuar se e ka parë autorin e vrasjeve. Sipas saj, kur ai nisi të gjuante me armë, dikush e pyeti se “përse po e bënte këtë” dhe ai iu përgjigj, “jam i zemëruar”.

Disa nga të plagosurit prej sulmit me armë janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spitale.

Mes të plagosurve, ishte dhe një fëmijë 6 vjeç që nuk ka mundur ti rezistojë plagëve.

Festivali i Ushqimit e ka patur fillesën që në vitin 1979 dhe organizohet nga vullnetarë të komunitetit Gilroy, të cilët mbledhin të donacione për bamirësi.

Artikulli paraprakPAMJE DRAMATIKE! TURISTËT SHPËRTHEJNË NË ULËRIMA, DALLGA I MERR ME VETE
Artikulli tjetërMAMATË DUHET TË SHKOJNË HERË PAS HERE ME PUSHIME VETËM, E THOTË PSIKOLOGU