Komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili u pozicionua kudër “popujve me racë të përzier” patën shumë kritika.
Shtetet e Bashkuara denoncuan të enjten këto komente duke i cilësuar si ‘të pafalshme’. Në përgjigje të komenteve të tij, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price lexoi për gazetarët një deklaratë të të dërguarit të SHBA kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt, e cila komentoi se fjalët e Orban ishin “të pafalshme”.
Zonja Lipstadt u shpreh se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i tij i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”. Dekada “pas përfundimit të Holokaustit, është e pafalshme që një lider të hedhë poshtë vrasjen masive naziste”.
Price tha se komentet e Orban “nuk pasqyronin vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë, që shërbejnë si bazë për marrëdhëniet midis dy popujve tanë dhe që shërbejnë si bazë për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të tjerë.
Duke folur të shtunën në një tubim në rajonin rumun të Transilvanisë, shtëpia e pakicës hungareze të Rumanisë, ultra-konservatori Orban kishte paralajmëruar kundër “miscegenation” me jo-evropianët dhe hodhi poshtë një shoqëri “multi-etnike”. Vërejtjet e tij ndezën një stuhi kritikash brenda dhe jashtë vendit.Gjatë një vizite në Austri të enjten, Orban mbrojti deklaratat e tij si pikëpamje kulturore që duhen parë në kontekstin e tyre hungarez.
“Në Hungari, këto shprehje dhe fraza përfaqësojnë një këndvështrim kulturor, civilizues,” tha ai.
Kujtojmë se ndaj fjalimit të kryeministrit hungarez pati shumë debate ku madje pati dhe dorëheqje dhe nga rrethi i tij i nguishtë, ku Zsuzsa Hegedus, e cila e njeh nacionalistin Orban për 20 vjet, e përshkroi fjalimin si një “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze.Në fjalim, Orban tha se popujt evropianë duhet të jenë të lirë të përzihen me njëri-tjetrin, por se përzierja me jo-evropianët krijoi një “botë të racave të përziera”.
“Ne jemi të gatshëm të përzihemi me njëri-tjetrin, por nuk duam të bëhemi popuj të racës së përzier,” tha ai.