ATO AKUZOHEN PËR KORRUPKSION ME NJË VLERË PREJ 100 MLN DOLLARË. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht nga Zvicra ekstradimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të akuzuar për korrupsion, të cilët aktualisht gjenden në burg në rajonin e Cyrihut. Shtatë zyrtarët janë pjesë e katërmbëdhjetë personave të hetuar nga Byroja Federale e Informacionit, FBI, për korrupsion sistematik dhe me rrënjë të thella.

Midis shtatë zyrtarëve është zëvendëspresident i FIFA-s për Amerikën Qendore e Veriore si dhe presidenti i organizatës së futbollit amerikanojugor. Zyra federale e drejtësisë e shtetit zvicerian deklaroi se zyrtarët e kërkuar për ekstradim dhe avokatët e tyre kanë 14 ditë kohë për t’u përgjigjur, një afat që mund të shtyhet nëse ka arsye të forta. Në një dokument prej 47 faqesh të akuzës të paraqitur në gjykatën federale të Nju Jorkut, 14 personat akuzohen se kanë marrë pjesë për 24 vjet në një skemë, e cila shkon deri në 100 milionë dollarë, për të pasuruar veten nëpërmjet korrupsionit në futbollin ndërkombëtar. Nga 14 personat e akuzuar, nëntë janë zyrtarë të FIFA-s dhe 5 drejtues korporatash.

Artikulli paraprakBAYER LEVERKUSEN KËRKON LORIK CANËN
Artikulli tjetërOSHEE AKSION NË VELIPOJË