Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre.

Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale. Rreth 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër ndihmës së NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. “Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”. “Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, që është me gatishmëri të nivelit të lartë dhe brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjen dhe armatimin më të avancuar”, tha ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones, në ceremoninë e mbajtur në Zagan. Ai theksoi se derisa kërcënimi shtohet, vendosja e ushtrisë amerikane, po ashtu, shtohet. Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

Artikulli paraprakBANORËT-BASHKISË: PO THYEJMË GJYMTYRËT, DUAM RRUGËN
Artikulli tjetërBE REAGON PËR TRENIN SERB: BEOGRADI E PRISHTINA T’I RIKTHEHEN DIALOGUT