Një tornado e fuqishme që goditi Jefferson City në Missuri javën e shkuar shkaktoi dëme të mëdha një shitësi të makinave në atë qytet. Siç shkruajnë mediat lokale, janë dëmtuar 500 vetura të brendeve Chevrolet dhe Toyota në parkingun e Jefferson City.
Pronari i firmës, Jay Sneider, tha se kishte 750 makina të gatshme për shitje në parking dhe uragani “kurseu” rreth 250 automjete. Ai vlerëson se dëmet janë të paktën 15 milionë dollarë, por nuk përjashton mundësinë që pas një inspektimi të detajuar ato të rriten deri në 30 milionë.
Shifra përfundimtare e dëmeve do të përcaktohet nga kompania e sigurimeve dhe pronari ka njoftuar se kompania nuk do të punojë deri në njoftimin e mëtejshëm.
Një tornado e madhe që shkatërroi pjesë të qytetit Jefferson arriti një shpejtësi prej rreth 260 km/h dhe ishte rreth 1.5 km e gjerë. Mediat lokale raportojnë se të paktën 20 vetë u lënduan gjatë stuhisë.