Qendra amerikane e Uraganëve e konsideron të kategorisë 5 stuhinë Dorian, thënë ndryshe niveli më i lartë.

Deri para disa orësh ajo ishte konsideruar e nivelit 4.

”Dorian po godet aktualisht ishujt Abaco në Bahamas me erëra me shpejtësi 260 kilometra në orë”, tha kjo qendër.

Autoritetet i kërkuan popullatës të gjejë strehime të sigurta.

Dorian po zhvendoset drejt bregdetit lindor amerikan në Florida, ndërkohë që autoritetet e meteorologjisë thonë se ai mund t’i drejtohet edhe shteteve të Xhorxhias apo Karolinës së Jugut.

Artikulli paraprakRAPORTI/ DY QYTETET E SHQIPËRISË QË KANË RËNË NË KURTHIN E DYFISHTË TË VARFËRISË
Artikulli tjetërVLORË, ÇAHET MJETI LUNDRUES ME FLAMUR SHQIPTAR, SHPËTOHEN 4 PERSONA