Banorët e Floridës në SHBA, janë duke u evakuuar përpara se vendin ta godas uragani Milton, që parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës.

Guvernatori Ron DeSantis dhe të tjerë paralajmëruan njerëzit ditën e sotme se duhet që të evakuoheshin pasi uragani Milton po i afrohet Floridas, si një stuhi e kategorisë 5.

“Milton ka potencialin të jetë një nga uraganët më shkatërrues të regjistruar për Florida-në qendrore perëndimore”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në një diskutim parashikimi.

Sipas mediave të huja, paralajmërimet e rritjes së stuhisë mbuluan pothuajse të gjithë bregun perëndimor të Floridës, dhe në një zonë midis Bonita Beach dhe Chassahoëitzka, përmbytja do të jetë më shumë se 5 metra, tha të martën drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Michael Brennan.

Shteti po përgatitej për një stuhi potencialisht shkatërruese. Punonjësit e linjës së energjisë nga larg deri në Kaliforni u nisën për në Florida për të ndihmuar në zgjidhjen e asaj që parashikuesit thanë se mund të ishin ndërprerje të zgjatura të energjisë.

Artikulli paraprak40% E TË PUNËSUARVE NË SHQIPËRI PËRDORIN FORCËN E KRAHUT, JO TË MENDJES, REKORD NË EUROPË
Artikulli tjetërE RËNDË NË ITALI/ SHQIPTARI VRET GRUAN NË SY TË DY FËMIJËVE TË MITUR, POLICIA E GJEN NË…