Më shumë se 93,000 vetë vdiqën nga mbidozat në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, një shifër rekord që ekspertët thotë se u shkaktua pjesërisht nga izolimi që shumë njerëz përjetuan gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit.
Qeveria amerikane njoftoi të mërkurën se totali i vitit 2020 e kapërceu ndjeshëm rekordin e mëparshëm me rreth 72,000 vdekje në vitin 2019.
“Është një humbje e jashtëzakonshme jetësh njerëzore,” i tha agjencisë Associated Press Brandon Marshall, një studiues i shëndetit publik në Universitetin Broën, i cili ndjek prirjet e mbidozave. Ai tha se në Shtetet e Bashkuara që edhe më parë përballeshin me një epidemi të mbidozave, pandemia “e ka përkeqësuar edhe më tej krizën”, raporton VOA.
Ekspertët e shëndetit thonë se ndërsa qetësuesit me recetë dikur luanin një rol kryesor në vdekjet nga mbidoza në SHBA, heroina dhe në vitet e fundit, fentanili, një opioid i fuqishëm i rrezikshëm, tani rezultojnë jashtëzakonisht vdekjeprurës.
Fentanili u shpik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por tani shitet në mënyrë të paligjshme dhe përzihet me ilaçe të tjera.
Qendrat e për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se studimet e kësaj agjencie tregojnë se Fentanili ishte faktor në më shumë se 60% të vdekjeve nga mbidoza vitin e kaluar.