Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve nga stuhia përbindësh që ka goditur Buffalo , Nju Jork dhe shtete të tjera amerikane.
Njëkohësisht, kanë filluar të hapen sërish dyqanet, për të furnizuar qytetarët me gjërat e nevojshme. Megjithatë, stuhia vazhdon, duke bërë kërdinë.Në Buffalo bora ka kaluar 1.30 metra, ndërsa uji është ndërprerë në Atlanta dhe Misisipi për shkak të tubave të ngrira, ndërsa fluturimet e linjave ajrore janë anuluar njëri pas tjetrit.
“Ende po bie borë. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që ka ndodhur ditët e fundit”, thotë meteorologu Bob Oravets.
Në të njëjtën kohë, NBC News amerikan transmeton se deri në orën 20:00 të së martës (27.12.2022) ishin njoftuar gjithsej 64 vdekje , 28 prej të cilave vetëm në Buffalo.
Mes gjithë problemeve, ka njerëz që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të plaçkitur dyqane dhe shtëpi.Plaçkitjet po përhapen shpejt në Buffalo, me shumë që përfitojnë nga rrugët boshe, ku reshjet e borës dhe kushtet e stuhive i kanë bërë rrugët të pakalueshme. Një pronar dyqani ka raportuar se i janë grabitur sende me vlerë 50 mijë euro .“Ata morën gjithçka. Nga lodrat dhe pajisjet elektronike te altoparlantët”, tha ai.
Në Ohio, 10 persona humbën jetën në aksidente të rënda të motit. Pjesa perëndimore e shtetit të Nju Jorkut ishte ndër zonat më të prekura.
E rëndë, 22-vjeçarja gjendet e vdekur pasi ngeci në makinë për dy ditë nga stuhia, video e fundit që i çoi familjes.Sipas New York Times, më shumë se 30 vdekje për shkak të motit të rëndë janë raportuar në qarqet Erie dhe Niagara.Disa viktima mbetën të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra, të tjera pësuan sulme në zemër nga i ftohi.
Mes viktimave ishte edhe Adele Taylor, automjeti i së cilës u bllokua në dëborë pasditen e së premtes, teksa kthehej nga puna në shtëpi. Sipas Daily Mail, vajza i dërgoi një video familjes së saj kur kuptoi se shpresat për ta shpëtuar po shuheshin. Kaluan 18 orë para se ajo të gjendej e vdekur.