QINDRA PROTESTUES KËRKOJNË TË NDALET BRUTALITETI POLICOR .Qindra persona në SHBA kanë bllokuar rrugët duke protestuar në mënyrë paqësore për vendosjen e drejtësisë dhe dhënien fund të asaj që ata e quajnë “brutalitet policor”.

Marshuesit bllokuan rrugët dhe trafikun në qytete të mëdha si Maiami, Ëashington D.C. Boston, Neë York, Missuri etj. Policia ka shoqëruar marshuesit ndërsa qytetarët protestonin përgjatë rrugëve. Qindra protestues kanë bllokuar trafikun në kryqëzimet kryesore duke u shtrirë në tokë si “të vdekur.”

 Kjo është dita e tretë e protestave pas vendimit të gjykatës së lartë në Neë York për mos dënimin e oficerit të policisë Daniel Pantaleo i cili akuzohet për vrasjen e të riut Eric Garner gjatë arrestimit të tij, skenë e filmuar nëpërmjet një aparati celular. Protestat rinisën një javë pas një tjetër vendimi nga Gjykata e Lartë për mos dënimin e policit të bardhë për rastin në Misuri, në vrasjen e adoleshentit afro-amerikan Michael Broën. 

Ky është rasti i tretë i përsëritur brenda pak muajsh ku policët vrasin persona të pafajshëm me ngjyrë, duke ngritur sërish problematikën amerikane në çështjet racore e barazinë në drejtësi

Artikulli paraprak“ZBULIMI I BIBLËS”
Artikulli tjetërDEPUTETË DHE DREJTUES TË OSBE NË LANDFILL