Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë. Një 30-vjeçar është gjetur i gjakosur nga disa të therura me thikë në gjoksin e tij, sëbashku me tre djemtë e tij të vdekur që gjendeshin mbrapa veturës së tij. Sipas burimeve të policisë, babai mbyti tre djemtë e tij, para se të merrte thikën dhe të godiste edhe veten jashtë oborrit të një shkolle fillore.

Fëmijët e moshave në mes të 8 deri në 12 vjeç ishin pothuajse të vdekur kur policia mberriti në vendin e ngjarjes në Los Angeles në Amerikë. Një zyrtar i policisë shprehet se ishte tmerruar nga pamjet e trupave të këtyre djemve në veturë. Motivet e ngjarjes mbeten ende të pa njohura, përderisa policia thotë se i vetmi i dyshuar është babai i fëmijëve i cili nëse shpëton, do të arrestohet. Ngjarja ka tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte autori i këtij krimi.
VAZHDON GJYKIMI I OLIVER IVANOVIÇIT PËR VRASJET E SHQIPTARËVE
Ndërkohë, ditën e premte në Gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës do të vazhdojë gjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviçit dhe katër serbëve të tjerë, të cilët akt-akuza i ngarkon për vrasje shqiptarësh në Mitrovicë, të kryera në vitet 1999-2000. Ivanoviç është arrestuar më 27 Janar të vitit 2014, ndërsa gjykimi i tij ka filluar më 14 Dhjetor, kur të pesë të akuzuarit u deklaruan se ndjehen të pafajshëm për veprat që u ngarkohen. Deri më tani janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë të akuzës, të cilët, sipas mbrojtjes së të akuzuarve, nuk kanë pohuar veprat që u ngarkohen Oliver Ivanoviçit, Dragolub Delibashiçit, Nebojsha e Ilija Vujaçiçit si dhe Aleksandar Llazoviçit. Por, të tjera janë bindjet e viktimave ose të afërmve të tyre, të cilët e vlerësojnë të pashmangshme përgjegjësinë e këtij grupi për vrasjet dhe keqtrajtimet e shqiptarëve gjatë periudhës në të cilën janë kryer nga të dyshuarit.

Artikulli paraprakHakerat mund të marrin kontrollin e WhatsApp-it
Artikulli tjetërVJESHTA DO TË NIS ME PROTESTA PËR PARTINË DEMOKRATIKE