Vrasja e bosit të mafias italiane dhe tre peronave të tjerë ndodhur një ditë më parë në Foxhia të Italisë duket se ka ndezur reagimin e autoriteteve italiane.
Deri tani kriminaliteti puliez dhe në veçanti kjo lloj forme krimi ka qënë konsideruar deri vonë si një kriminalitet i mafias së tipit B, por duket se situata ka ndryshuar.
Një një intervistë dhënë për Rai Uno Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Franco Roberti duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën San Marco provincë e Foxhias, ka hedhur dyshime të forta për një luftë të egër mafioze ku sipas tij një nga shkaqet është edhe droga shqiptare. Sipas Robertit përplasjet mes klaneve në Pulia, vijojnë prej 30 vjetësh me një bilanc prej 300 vrasjesh, prej të cilave 80% kanë mbetur pa u zbuluar.
Por shkaku i zgjimit të kësaj lufte të egër, duket se vjen nga Shqipëria. Behët fjalë për sasitë e mëdha të kanabisit, që mbërrijnë në brigjet italiane nga vendi ynë. sinkron Roberti: “Tani përplasja ka shpërthyer rreth trafikut të drogës, veçanërisht të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria.
Një biznes i madh që rrit orekset e klaneve dhe që mbi të gjitha nis nga Foggia, shkon përtej bregdetit Adriatik deri në zemër të Europës. Mafia foxhiane kohët e fundit ka forcuar strukturat e saj duke u bërë kështu një pjesë e Kamoras napolitane.
Ne kemi rritur aftësitë investigative dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë “.