Shefi në doganën e Muriqanit Ledio Brahimi ka sqaruar arsyen e radhëve të gjata. Sipas tij krahasuar me një vit më parë nga të dhënat e javëes së fundit ka një shtim të fluksit të hyrje-daljeve.
Sipas shefit në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit janë marrë disa masa nga ku janë në dispozicion 4 sportele në dalje dhe 4 në hyrje të doganës,Brahimi thotë se në rastet kur fluksi ka qenë shumë i madh në doganën e Muriqanit është vënë në funksion procedurat e përshpejtuar duke shmangur kështu problemet.Sipas shefit të doganës së Muriqanit pritjet e herë pas hershme për qytetarët vendas apo të huaj janë normale sepse e rëndësishme është që pika e kalimit kufitar të ofrojë sigurinë maksimale.