Shefi i komisariatit të policisë në Qarkun Shkodër Gazmend Demrozi ushtron dhunë ndaj gazetarit të “Star Plus” Senad Nikshiqi. Në aksionin për sekuestrimin e duhanit në lagjen “Rus” nga Crown Agents dhe policia e Shkodrës në një mënyrë të turpshme dhe gati kriminale shefi i komisariatit i cili nuk ka shumë kohë që është emëruar, pa asnjë lloj të drejtë dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, me forcë ka kapur përkrahu gazetarin e “Star Plus” duke e ulur në tentativë për ta rrëzuar.

Kamerat e pranishme në vendngjarje kanë arritur që të sigurojnë një fragment të dhunës thuajse prej krimineli të Demrozit. I menjehërshëm dhe plotësisht i drejtë ka qenë reagimi i gazetarit Nikshiqi i cili edhe në praninë e drejtorit rajonal të policisë Lorenc Panganika ka debatuar ashpër duke dënuar dhunën nga Gazmend Demrozi i cili në vend se të ushtrojë detyrën e tij kërkon të sillet si gangster dhe jo si një prej drejtuesve të policisë. Në fakt kjo sjellje e Demrozit nuk vjen për të parën herë. Rolin e gangsterit me gazetarët e ka nisur që në një mbledhje në prefekturë në sytë e prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Më pas është përsëritur sërish pranë drejtorisë së policisë kur për shkak të dhunës së tij verbale, gazetarët bojkotuan një konferencë shtypi. Dhe tashmë për të tretën herë brenda pak kohëve shefi Demrozi kalon çdo kufi duke dhunuar një gazetar e duke iu drejtuar me gjuhë të ashpër edhe pjesws tjetwr tw kolegwve. Për ngjarjen “Star Plus” ka vënë në dijeni ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, zëdhënësen e drejtorisë së përgjithshme të policies Laura Totraku ndërsa gjatë së enjtes pritet edhe një takim në zyrën e prefektit Radovani sëbashku me drejtorin Panganika dhe vetë shefin Demrozi i cili deri tani ka treguar se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ushtrojë dhunë.

Artikulli paraprakTËRBUNI I NIS MBARË MIQËSORET, FITON ME VALBONËN
Artikulli tjetërSHQIPERI – SERBI, JO NE SHKODER POR NE “ELBASAN ARENA “