Rruga e Velipojës rrezikon të kthehet në burim aksidentesh sepse mungon sinjalistika horizontale dhe ajo vertikale.
Në shumë raste bllokohet trafiku për shkak të karrocave me kuaj që qarkullojnë në këtë segment rruge. Është ky shqetësimi që u ngrit nga Shefi I Komisariatit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkoder Gazmend Demrozi gjatë një takimi për sezonin turistik, rendin dhe sigurinë publike që u zhvillua në Velipojë .Demrozi kërkoi nga inspektoriati i mjedisit që të mos lejojë muzikën deri vonë në lokalet e natës pasi ka patur ankesa nga pushuesit. Ndërsa Zef Gjergji Inxhinier në Autoritetin Verior të Rrugëve ndërsa pranon se ky aks është i dëmtuar thekson se është ndërhyrë në mënyrë të pjeshme ndërkohë që brenda 10 ditësh do të përfundojë edhe vendosja e sinjalistikës në afërsi të zonave të banuara Edhe pse nuk është kompetencë e bashkisë vendosja e sinjalistikës rrugore në këtë aks Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton, për të bashkëpunuar në të mirë të sezonit dhe mbarëvajtjes së tij në plazhin e Velipojes.