Situata e sigurise dhe rendit publike ne komunen Kastrat nuk eshte aspak alarmante. Konfirmimi vjen nga shefi I Komisariatit te Policise ne Malesine e Madhe, Shkelqim Kola.

Kemi pasur vetem dy grabitje me arme, dhe e fundit grabitje e denoncuar nga qytetaret eshte vjedhja e supermarketit ne Bajze, por policia ka marre te gjitha masat dhe situata eshte krejtesisht nen kontroll, – tha Kola.
Ne nje bisede telefonike me Star Plus, edhe shefi I Rendit dhe Sigurise Publike ne Komisariatin e Policise se Malesisse se madhe, Hasan Rada pranoi se ka pasur raste te grabitjeve me maska ne Komunen Kastrat te rrethit te Malesise se Madhe, por keto raste, – tha Rada, – jane denoncuar nga qytetaret dhe per keto raste po ndiqen procedurat hetimore te parashikuara me ligj.
Rada tha se para pak ditesh ka pasur nje takim pune me kryetarin e Komunes Kastrat, me te cilin kane diskutuar masat per perballimin e situates.
Gjate ketij takimi, sipas Rades, eshte bere edhe prezantimi I punonjesit te ri te Policise per zonen e Kastratit, dhe sipas tij, edhe kryetari I Komunes eshte shprehur I kenqaur me masat e marra nga policia.
Megjithate, shefi I rendit te Malesise se Madhe, Hasan Rada thote se eshte e drejte e Kryetarit te Komunes te deklarohet per median, por ai thekson se kryetari Viktor Popaj eshte ndare I kenaqur me punen e policise ne kete zone.
Nje dite me heret, kryetari I Komunes Kastrat, Viktor Popaj, kryeplaku I fshatit Hot Martin Shabaj, por edhe qytetaret deklaruan se jane te frikesuar nga mungesa e reagimit te policise ne zonen e tyre, sidomos qe pas plagosjes se nje polici ne krye te detyres dhe rritjes, sipas tyre, te numrit te grabitjeve me maska ne Komunen Kastrat.

 

 

 

 

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/BnaVmPNYxjk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKINË, 2500 USHTARË NË NDIHMË TË TË MBIJETUARVE
Artikulli tjetërDHUNA NË FAMILJE, POLICIA URDHËR MBROJTJEJE