Shefi i mirënjohur i kuzhinës shqiptare, Sokol Prenga, ishte i ftuar ne nje emision televiziv , për të folur mbi eventin e prezantimit të gatimeve tona tradicionale në Lisbonë.

Ai foli për pjatat tradicionale shqiptare që u promovuan, duke përmendur kulaçin me mjaltë, sallatën e bregut dhe përsheshin me kaposh, por surpriza ishte një pije e veçantë, e njohur si “pija energjike e çobanëve”.

Bëhet fjalë për një përzierje të dhallës me mente dhe nenexhik, që krijon një shije të freskët dhe mjaft të preferuar për çobanët.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI, I KËRKUAR PËR 30 VJEDHJE
Artikulli tjetërCITY E PSG RREZIKOJNË REALISHT PËRJASHTIMIN NGA CHAMPIONS