“Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë një mundësi serioze për një marrëveshje politike dhe jo me takime diplomatike”.

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjatë një interviste për CNN, ndërsa sot ai do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Ne mund të mbajmë takime sa të duam, por këto nuk do t’i japin fund luftës,” shtoi Guterres, i cili takoi presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë.

Artikulli paraprakÇMIMET E LARTA FILLOJNË TË NDIKOJNË KONSUMIN? ULET VOLUMI NË PORTE
Artikulli tjetërBE HAP PROCES KUNDËR HUNGARISË PO SI FUNKSIONON KY MEKANIZËM?