Një shef që uli pagën e vet për t’ia rritur punonjësve të tij katër vite më parë, tani po e bën sërish.
Dan Price, kreu i Gravity Payments me bazë në Seattle tha të martën se të gjithë të punësuarit në kompaninë e tij e re Boise në Idaho do fitojnë një pagë minimale vjetore prej 70.000 dollarë deri në vitin 2024.
“Ne premë shiritin e zyrës së re të Gravity Payments dhe njoftuam se punonjësit do fitojnë minimalisht 70 mijë dollarë në vit,”-tha Price në Tëitter. “Jam mirënjohës që punësova këtë ekip të mahnitshëm dhe që jam në gjendje ti kompensoj për vlerën që i sjellin komunitetit tonë.”
Boise ishte një kompani e pavarur e ChargeItPro dhe Gravity, një kompani e përpunimit të kartave të kreditit, e bëri pjesë të sajën tre vjet më parë.
Në vitin 2005, Price vendosi të rritë pagën e punonjësve të tij pasi lexoi një studim për lumturinë.
Ai tha që të ardhurat shtesë mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në mirëqenien emocionale të një personi deri kur fitojnë 75.000 dollarë në vit.