Opening remarks by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës brenda dekadës së ardhshme.

“Unë shpresoj shumë që Ukraina do të jetë një aleat”, tha ai në lidhje me zgjerimin e mundshëm të NATO-s brenda 10 viteve të ardhshme, duke nënvizuar punën e tij për ta arritur këtë gjatë mandatit të tij.

Sekretari i përgjithshëm në largim po fliste përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, ku aleanca festoi 75 vjetorin e saj dhe vendosi të shpallë mbështetje të re për Ukrainën, shkruan yahoonews. Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të furnizojnë Ukrainën me më shumë ndihmë ushtarake për të mposhtur pushtimin rus.

“Sa më e fortë të jetë mbështetja jonë, aq më shpejt mund të përfundojë kjo luftë”, tha ai.

Artikulli paraprakEMRAT E DËSHMITARËVE TË RADHËS/ KOMISIONI HETIMOR SEANCË PËR TË DHËNAT E SISTEMIT TIMS, JA KUR DO TË ZHVILLOHET
Artikulli tjetërE DIELA NË PLAZH/ KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, TEMPERATURA DERI NË 38 GRADË C