Dokumentari “Kryet Nalt” kushtuar Hafiz Ali Krajes, si një prej klerikëve të shquar solli një emocion tek ata që e ndoqën në kinema “Millenium”. Një nga ata që e mbështeti këtë projekt është ish deputeti i PD Agron Shehaj i
cili zgjodhi ketë moment për të thënë se sot shumë qytetar janë të zhgënjyer kur shohin se si mbajnë poste të rëndësishme duke u rehabilituar përmes politikës ata që në komunizëm kryen krime të pafalshme.
Kryetari i Komitetit Musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu vlerësoi figurën e Hafiz Ali Krajës ndërsa autorja Luljeta Progni është e lumtur që ia arriti ta përfundojë.
Kryetarja e bashkise Shkodër Voltana Ademi që ka edhe një lidhje fisnore me Hafiz Ali Krajën u shpreh se është momenti për të folur për shumë figura historike të klerit.
Mesazhet dhe veprimtaria e klerikëve si Hafiz Alia Kraja janë një shembull i mirë dhe burim frymëzimi për brezat e rinj.