Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca pasi mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit duke kërkuar fjalën për replike më ministrin Malaj.
“Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën. E di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë loje këta të vjetrit po bëjeni me fjalë se po qe për bllokim foltoreje, revolucion ua kalojën ata se kanë më shumë eksperiencë.
Lësho foltoren se do t’u përjashtoj nga seanca. Nuk e merrni dot fjalën për procedurë pasi ia kam dhënë fjalën një deputeti të kuvendit. Nuk u shkon, se për të qenë kopje të këqija të disa tjerëve janë më mirë origjinali. Dëgjojmë më mirë origjinalin.
Zoti Berisha e doni e fjalën. Vijojmë Zonja Gjylameti ka fjalën. Të ulet në vend deputeti. Zhblloko foltoren. Fjalën e ka Berisha. Zhblloko foltoren. Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuat të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja.”