Shenjterimin e Nene Terezes me 4 Shtator, Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder Pult, Mons Angelo Massafra e ka cilesuar si nje dite historike per te gjithe shqipetaret.
Por nga ana tjeter, Massafra eshte shprehur se ky eshte nje moment qe na ben krenar te gjitheve. Megjithate Massafra gjate conferences dhene per mediat eshte shprehur se sot eshte momenti qe me lutje ti drejtohemi njerezve ne nevoje. Por pervec shenjterimit te nene Terezes gjate ketij viti pritet edhe Lumturimi i Martireve te Kishes Katolike, ku sa i takon kesaj ceshtje, Massafra eshte shprehur se cdo gje eshte gati pritet vetem firma e Papa Franceskut. Shenjterimi i Nene Terezes, por nga ana tjeter edhe lumturimi i Martireve te Kishes Katolike ne vend, e kthejne kete vit, vitin jubilar te meshires si nje nga vitet me te rendesishme i mbushur me ngjarje historike per vendin tone.