ZEF HILA PREMTON PROJEKTE KONKRETE PËR ZHVILLIMIN E ZONËS. Entuziazmi I banoreve eshte I pranishem ne cdo takim te kandidatit te PD-se ne BAshkine Vau Dejes, Zef Hila. E tilla ka qene pritja, edhe ne fshatin Shelqet. Kandidati I PD-se, eshte pritur me entuziazem dhe me nje garanci per fitore ne zgjedhjet e 21 Qershorit.
Kandidati Hila gjate fjales se tij para banoreve deklaroi se tashme jane gati projektet ne te gjitha fushat per zhvillimin e zones. Te pranishem ne kete takim, Kryetari I PD Shkoder Ramiz Cobaj, dhe Kryetari I Grupit te Punes per PD, Gjoke Uldedaj, evidentuan rendesine e ketyre zgjedhjeve, dhe mundesise reale per zhvillimin e zones. Banoret ne kete takim kane garantuar mbeshtetjen maksimale per kandidatin e PD-se Zef Hila.