Shemben gurë në galeri, plagoset rëndë minatori 30 vjeç

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pasi mbi trup i ka rënë një masiv gurësh. Mësohet se këtë të hënë, Artan Gjeka, 30 vjeç teksa ishte duke punuar në një prej galerive në nivelin e 16, i është shembur një masiv gurësh e dherash duke e zënën nën vete. Gjeka është nxjerrë nga kolegë në çast dhe është dërguar në spitalin rajonal, nga ku po transportohet me urgjencë me helikopter për në Tiranë.

Artikulli paraprakPOLICIA GREKE ZBULON RRJETIN SHQIPTARO- GREK QE TRAFIKONTE DROGE DHE ARME
Artikulli tjetërTRANSPORTI HEKURUDHOR DHE DETAR,DERVISHAJ TAKON HOMOLOGUN INDIAN