Çatia e amortizuar e një banese ka zënë poshtë kryefamiljaren, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë. Gruas i ka rënë trari në këmbë.

Banesa e vjetër e Xhemilt Metos në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ishte ndërtuar dekada më parë.

Gruaja e Xhemilit, Bukuria është përcjell me anë të ambulancës për në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I moshuari: Bërtiti ajo dhe vrapova sepse dëgjova zhurmën. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1968. E nisa me gjithë çupën për në spital.

Në banesë kanë qenë dy të moshuarit dhe vajza e tyre.Godina me pare ka shërbyer si çerdhe.

Artikulli paraprakKAPEN 1 TON KANABIS, 18 TË ARRESTUAR, MES TYRE EDHE SHQIPTARË
Artikulli tjetërTENTON TË MBYTET NË LIQEN, E DËRGOJNË NË SPITAL PSIKIATRIK