FORCAT E POLICISË KANË NXJERRË TRUPIN E PAJETË TË SHTETASIT GJOVALIN PRENGAJ .Një person ka humbur jetës pasi një masiv dheu është shembur në minierën e bakrit në malin e Munellës.

 Dyshohet se shembja ka ndodhur në katin e 6-të të minierës nën tokë e ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë sjellë këtë incident. Pas rreth një orë pune forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kan nxjerrë nga minisera trupin e pajetë të minatorit Gjovalin Prengaj, 48 vjeç, nga fshati Kimëz    Ende nuk ka shumë detaje për mënyrën se si ndodhi shembja brenda galerive. Në minierën e bakrit në Munellë punojnë rreth 170 minatorë. Miniera e Munellës në Pukë ndodhet në lartësitë e masivit malor me të njëjtin emër në kufirin Pukë Mirditë, rreth 70 kilometër larg qytetit të Pukës. 

Artikulli paraprak14 SHKURTI, SOT FESTA E TË DASHURUARVE
Artikulli tjetërSHËN VALENTINI KRIJON FLUKS NË PIKËN E KALIMIT NË MURIQAN