Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, kur po zhvillohej një ndeshje në kategoritë inferiore mes Lenese dhe Lealtad. Një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit ka rënë dhe ka zënë poshtë një tifoz, i cili ka humbur jetën. Një tjetër është në gjendje të rënë.
Ndeshja u ndërpre pas kësaj ngjarjeje. Autoritetet policore janë duke hetuar për ta zbardhur këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur në Spanjë.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshje, kur prej erës së fortë një shtyllë reklamimi u përplas me një nga kullat e ndriçimit të stadiumi, që ra më pas në tribunë.