Një minator është aksidentuar në nivelin e 14-të, nënkati i 4, në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në Bulqizë.
Sipas policisë së Dibrës, minatori Naim Gjoka, reth 55 vjeç, banues në Vajkal Bulqizë, ka qenë duke punuar kur dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar në pjesën e këmbës. I dëmtuari pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.