Një ndërtesë banimi 7 katëshe është shembur në qytetin e Fortaleza në veri-lindje të Brazilit. Raportohet se një person ka humbur jetën.
Shtatë persona të tjerë janë shpëtuar pas rrëzimit të pallatit. Ndërsa 10 të tjerë mendohet se ndodhen nën rrënoja.
Një person raportohet të jetë bllokuar në ashensor.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një grumbull gërmadhash në vendin kur dikur qëndronte pallati. Ekipet e shpëtimin vazhdojnë punën për nxjerrjen e të mbijetuarve.
Blloku i apartamenteve u shemb të martën rreth orës lokale 10:30.
Zjarrfikësit thanë se kanë marrë telefonata nga personat e mbetur nën rrënoja dhe po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e tyre me ndihmën e përshkrimeve se ku ndodheshin në momentin që u shemb banesa.
Ndërtesa është rreth 40-vjeçare ndërsa nuk dihet ende arsyet e shkakut të ngjarjes.