Shembet pallati në Napoli, dyshohet për 8 persona të bllokuar

Një pallat 4-katësh është shembur në qytetin Torre Annunziata në Napoli të Italisë. Dyshohet se nën rrënoja janë 8 persona nga dy familje, ku mes tyre mendohet se ka edhe fëmijë. Autoritet italiane po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave të zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA citoi dëshmitarët të thoshin se nuk kishte shpërthim përpara rënies së pallatit mëngjesin e së premtes, por ata thanë se një tren mallrash kishte kaluar përpara shembjes. Një prej dëshmitarëve ka deklaruar se nuk ka dëgjuar shpërthim, por vetëm zhurmën e shembjes së pallatit. Përkohësisht është pezulluar edhe linja hekurudhore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e arsyeve të shembjes së pallatit.

Artikulli paraprakGRABITJE ME ARMË NË NJË RESTORT TURISTIK
Artikulli tjetërDHA 16 LEJE ABUZIVE, APELI DËNON ME 4 MUAJ BURG ISH-KRYEKOMUNARIN