Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur në pak minuta me shpërthim tritoli një pallat i cili cilësoj si i rrezikshëm për banorët për shkak të amortizimt që kishte pësuar.

Pallati i ndodhur në Çorovodë ishte i pabanuar që prej viteve 90’ për shkak të erozionit të tokës.

Për shembjen e këtij pallati janë përdorur 30 kg lënë eksplozive të ve4ndosura në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit të amortizuar.

IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit morën masa që shembja të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET NË SHQIPËRI DY SHTETASE, NGA DROGA TE MASHTRIMET
Artikulli tjetërQËLLOI VETEN ME ARMËN E POLICES, VDES 50-VJEÇARI