Ka afro një muaj që rruga kryesore e lagjes “Livade” ka pësuar shembje dhe askujt nuk i bie ndër mend që të ndërhyjë.
Më të rrezikuar janë drejtuesit e mjeteve që kalojnë nëpër atë rrugë, Kjo shembje sipas banorëvë te zonës ka ndodhur nga punimet që po bëhen në Baj Pas.
Në rast se nuk merren masa në kohë atëherë situata do të rëndohet cka rrezikon shembjen totale të kësaj rruge nëpër të cilën përshkohen me qindra banorë cdo ditë Përvec kësaj një tjetër problematikë një kanal i ujërave të zeza është kthyer në një problem për banorët në zonën e Livadeve.
Më përpara kanali ka shërbyer për ujërat e bardha por që pas fillimeve për ndërtimin e By Pass-it në të derdhen ujërat e zeza.
Në këtë kanal vitet e fundit ka patur edhe një ngjarje të rëndë ku një vajzë ka rënë brenda duke humbur jetën Banorët kërkojnë nga bashkia Shkodër që të marrë masa dhe situata të ndryshojë sepse rrezikohet shëndeti i tyre
Ndërsa një banor i zonës Dedë Ndoja i cili këtë vit është përmbytur thotë se në banesën e tij nuk ka ardhur asnjë anëtar i komisionit për të bërë vlerësimin e dëmeve
Edhe më përpara banorët e zonës së Livadeve kanë kërkuar nga institucionet vendore që të marrin masa për zgjidhjen e problemeve por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.