ZJARRËFIKËSET: U DESH TË ECNIM NË KËMBË, SITUATË KAOTIKE NË RRUGË. Shembja e një shtëpie pa frikë mund t’i kishte marrë jetën ndonjë qytetari në rrugicën e shtëpisë së të moshuarve.
Kanë qenë vetë qytetarët të cilët kanë parë se shtëpia e vjetër në të cilën askush nuk banon ka nisur të shembet. Të alarmuar dhe për të shmangur rrezikun për kalimtarët e tjerë kanë lajmëruar zjarrëfikësit. Këta në fundit për shkak të bllokimit të rrugicave nga parkimi i mjeteve motorike është dashur që nga zona tek prefektura e deri tek rrugica ku ishte shembur shtëpia të ecnin në këmbë. Shpesh herë është bërë ky apel nga inspektorët dhe vetë drejtori i repartit të zjarrëfikësve por situata vazhdon të jetë problematike me rrugë të bllokuara nga parkimet.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/4P8uJOPj5IM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]