ISHTE E NDËRTUAR PA LEJE, VUÇINI: DO VIJOJMË KËTO AKSIONE. Në një shtëpi të vjetër në rrugën “Edit Durham” në qytetin e Shkodrës është shembur një pjesë e saj nga inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë Shkodër. Pranë banesës së vjetër kishte një shtesë të bërë në mënyrë të paligjshme vitet e fundit duke bërë që inspektoriati të vendosë ta prishë.

Aksionin e drejtoi inspektori i Bashkisë Ylvi Vuçini.Vuçini thotë se këto aksione do të vijojnë edhe në të ardhmen atje ku Bashkia do të ketë nevojë për të ndërhyrë.Edhe më parë inspektoriati i Bashkisë ka ndërmarrë të tilla aksione duke shembur shtesa apo ndërtime pa leje. Për vitin 2015 pritet që aksionet të jenë edhe më intensive.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/nI0eAucyoG8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak12 FAMILJEVE OSHEE I NDËRPRET ENERGJINË
Artikulli tjetërSULMET TERRORISTE GODASIN AUSTRALINË