Shembet papritur ura në autostradë, 2 viktima e 2 të plagosur
Dy bashkëshortë humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, ku një urë u shemb në mes të autostradës në Ancona. Ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital. Dy viktimat ishin në bordin e një automjeti i cili mbeti i bllokuar nën urë. Mediat shkruajnë se ura ishte një strukturë e përkohshme. Autostrada u mbyll përkohësisht ndërsa dëshmitarët u shprehën se momenti i rënies së urës ishte i rrezikshëm dhe se ndiheshin me fat që arritën të shpëtonin